Manchester Unitedi vendos të mos e blejë 'dështakun' maroken - NACIONALE

Manchester Unitedi vendos të mos e blejë 'dështakun' maroken

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas raportimeve në Angli, Manchester Unitedi ka vendosur të mos e përdor opsionin për blerjen e Sofyan Amrabat, kështu që marokeni do të kthehet te Fiorentina.

Marokeni kishte shtyrë shumë për transferimin në Old Trafford gjatë gjithë verës dhe më në fund kalimi u përfundua më 1 shtator 2023.

Ishte një lëvizje huazimi për një sezon me një kosto prej 9 milionë euro, me opsion blerjeje për 20 milionë euro të tjera plus 5 milionë euro shtesë.

Negociatat u zvarritën për një kohë të gjatë pikërisht sepse Viola kërkonte përqindje në rast se Manchester United nuk do ta bënte këtë lëvizje të përhershme.

Kjo është edhe arsyeja pse kostoja e huazimit ishte 9 milionë euro dhe Amrabat gjithashtu nënshkroi një kontratë të re me Fiorentinën.

Tani Manchester Evening News raporton se ai po kthehet në Firence, megjithëse nuk ka gjasa të qëndrojë atje, pasi ka djegur urat e tij me mbështetësit vendas.

Amrabat bëri vetëm 12 paraqitje në Premierligë për Manchester United, pesë në Ligë të Kampionëve dhe dy në Kupën EFL.

Fiorentina e kishte blerë atë nga Hellas Verona në janar 2020 për 19.5 milionë euro, duke e lënë atë në Stadio Bentegodi në huazim për gjashtë muaj të tjerë.

Amrabat nuk tregoi as për afër paraqitjet që kishte bërë me kombëtaren e tij Marokun, në Kupën e Botës 2022 në Katar e gjithashtu në Serie A, duke dëshpëruar tifozët e Manchester Unitedit që besuan në atë.

Lajme të ngjashme