Manchester Unitedi kthehet te fitoret, e mposht Evertonin - NACIONALE

Manchester Unitedi kthehet te fitoret, e mposht Evertonin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi i ka dhënë fund serisë negative në Premierligë, duke u kthyer te fitoret, pasi triumfoi 2:0 ndaj Evertonit.

Skuadra e Erik ten Hag, po vuante të gjente formën e mirë, pasi kishte pësuar dy humbje radhazi në Premierligë, fillimisht nga Fulhami e pastaj edhe nga rivali i qytetit, Manchester City.

Këto rezultate i kanë lënë ata pas në garën për të siguruar një vend që çon në Ligë të Kampionëve dhe një reagim u prit sot, i cili edhe erdhi.

Djajtë e Kuq u përballen me Evertonin në Old Trafford, dhe ndonëse mysafirët janë në pjesën e poshtme të tabelës, skuadra e holandezit nuk tregoi paraqitje prej më të mirave.

Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë, me dy penallti që vendosen fatin e takimit.

Ishte fillimisht Bruno Fernandes që konvertoi në gol nga penalltia për 1:0 në minutën e 12-të.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar, poashtu nga penalltia shënoi Marcus Rashford në minutën e 36-të.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Manchester Unitedi mori tre pikët me fitoren 2:0.

Kjo fitore i çon ata në kuotën e 47 pikëve tre më pak se Tottenhami i vendit të pestë dhe tetë më pak se Aston Villa e vendit të katërt, ku vlen të cekët se të dy skuadrat e përmendura kanë ndeshje më pak të zhvilluara dhe kjo epërsi mund të rritet.

Lajme të ngjashme