Manchester Unitedi kthehet në normalitet, mposhtet thellësisht nga Bournemouth
Një muaj pa humbje dhe kaq e kishte seria më e sukseshme e Manchester United në këtë sezon, pasi sot në shtëpinë e tyre pësuan humbje të thellë 3:0 nga Bournemouth, dhe rrezikojnë që tani të bien nga vendi i gjashtë ku gjenden momentalisht.
Skuadra e Ten Hag nuk tregoi pothuajse asgjë në këtë takim, ku kishin vetëm posedimin e topit. Jo më shumë kishin nga loja mysafirët, por në katër goditjet që kishin në drejtim të portës, të gjitha i shënuan.
Ishte Sulmuesi Dominic Solanke që në minutën e pestë të takimit shënoi për epërsinë fillestare, pas një gabimi në vijën e fundit nga Djajtë e Kuq.
Tutje në vazhdim të pjesës së parë, gola nuk pati dhe 45 minutat u mbyllën me rezultatin 1:0.
Bournemouth në pjesën e dytë e gjeti rrjetën edhe tre herë, por njëri nga golat u anulua nga VAR, për ndërhyrje të palejushme në ndërtim të aksionit.
Për 2:0 shënoi Philip Billing në minutën e 68-të, 10 minuta pasi hyri në fushë.
Teksa për rezultatin përfundimtar u kujdes mbrojtësi Marcos Senesi, që në minutën e 73-të, e vulosi takimin me golin e tretë të shënuar nga Bournemouth.
Me fitoren 3:0, Bournemouth momentalisht gjendet në vendin e 13-të, ndërsa Manchester Unitedi rrezikon vendin e gjashtë me humbjen e tmerrshme të pësuar.