Manchester Unitedi e dëshiron Xavi Simonsin në skuadër, PSG-ja afër të rinënshkruajë me të dhe ta çojë në huazim - NACIONALE

Manchester Unitedi e dëshiron Xavi Simonsin në skuadër, PSG-ja afër të rinënshkruajë me të dhe ta çojë në huazim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi është shfaqur si kërkues serioz për të nënshkruar me yllin Xavi Simons nga Paris Saint-Germain.

20-vjeçari momentalisht është ende lojtar i PSV në Holandë, por PSG-ja posedon një klauzolë që mund ta aktivizojë dhe raportohet se tashmë kanë vendosur vetëm se po presin edhe lojtarin për pëlqimin e tij.

Xavi Simons PSV 28052023

L'Equipe raporton se PSG mund ta dërgojë menjëherë Simons në një marrëveshje huazimi një-vjeçar pas nënshkrimit zyrtar, me RB Leipzig aktualisht favorit për ta marrë atë. Por raportet e reja nga Franca sugjerojnë se Manchester United do të konkurrojë me klubin gjerman për të siguruar një marrëveshje huazimi për të riun këtë verë.

Erik ten Hag është i vendosur të përmirësojë skuadrën e United këtë sezon me nënshkrime të reja. Ata tashmë kanë nënshkruar me Mason Mount nga Chelsea dhe janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje për portierin e Interit, Andre Onana. Ai tani e konsideron Simons si një shtesë cilësore për skuadrën e tij pasi mesfushori shënoi 19 gola dhe siguroi nëntë asistime në Eredivisie sezonin e kaluar.

Erik ten Hag Manchester United

Me djajtë e kuq që kanë një buxhet të limituar sivjet, një marrëveshje huazimi do të ishte shumë e mirë për klubin. Por tani është momenti i ylli të ri të tregojë vendin se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën.

Lajme të ngjashme