PSG e riblen Xavi Simons nga PSV-ja - NACIONALE

PSG e riblen Xavi Simons nga PSV-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain e ka aktivizuar klauzolën e riblerjes së mesfushorit Xavi Simons nga klubi holandez PSV.

Holandezi iu bashkua PSV-së si agjent i lirë verën e kaluar pasi i skadoi kontrata me gjigantin francez, por që ekziston një klauzolë që PSG-ja mund ta riblente lojtarin për vetëm 6 milionë euro.

Gazetari Fabrizio Romano ka shkruar se PSG e ka aktivizuar këtë klauzolë por që e ardhmja e lojtarit mund të jetë prapë larg “Parkut të Princave”.

Sipas tij, Simons do të qëndrojë te PSG vetëm nëse Kylian Mbappe ose Neymar largohen këtë verë, përndryshe lojtari do të huazohet diku tjetër.

Ish talenti i Barcelonës tashmë është larguar nga kampi i PSV-së që të nënshkruajë kontratën e re në Francë.

Kontrata dhe testet mjekësore do të nënshkruhen ditën e diele, derisa tashmë një numër i madh i klubeve të interesuara kanë nisur kontaktet.

Simons do të qëndrojë në PSG vetëm nëse Mbappe ose Neymar largohen, por momentalisht e ardhmja e të dy yjeve pritet të vazhdojë të jetë në Francë.

Lajme të ngjashme