Manchester Unitedi arrin marrëveshje me Interin për Andre Onanën, kamerunasi do të nënshkruajë kontratë afatgjate
Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Interin për të nënshkruar me portierin Andre Onana për totalin prej 55 milionë eurove, ku kontrata e tij do të jetë afatgjate, me reprezentuesin e Kamerunit që do të qëndrojë deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Djajtë e kuq më në fund kanë arritur një marrëveshje me Interin për të nënshkruar me Onanën, sipas GOAL. United ka rënë dakord për një tarifë fillestare prej 51 milionë euro me skuadrën e Serisë A-së plus 4 milionë euro shtesë, në varësi të paraqitjeve dhe suksesit. Kamerunasi do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me një vit të gjashtë opsional.
Understand André Onana will travel to Manchester later today, plan confirmed! Understand he will land in England around 7pm UK time. 🚨🔴✈️ #MUFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2023
◉ Medical/contract signing between Wednesday and Tuesday.
◉ Contract until 2028 plus option +1.
◉ €51m fee plus €4m add ons. pic.twitter.com/ZciH33ZT3I
Onana, 27 vjeç, është afër për t'i kryer testet mjekësore me Unitedin dhe klubi shpreson që ai të mund t'i bashkohet skuadrës së Erik ten Hag sa më shpejt të jetë e mundur, me djajtë e kuq që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara më vonë këtë javë për turneun e tyre parasezonal. Onana është nënshkrimi i dytë i Unitedit gjatë verës pas kapjes së Mason Mount prej 70 milionë euro nga Chelsea dhe klubi është i kënaqur që ka shtuar një tjetër lojtar me cilësi të lartë në skuadrën e tyre në fillim të para-sezonit.

Onana do të bëhet numri 1 i ri i United pasi David de Gea njoftoi së fundmi largimin e tij nga klubi kur i skadoi kontrata. Kamerunasi luajti nën urdhrat e Ten Hag për pesë vite te Ajax, duke fituar tituj të shumtë të Eredivisie dhe duke arritur gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2019. Onana kaloi vetëm një vit me Interin, por ishte një lojtar kyç i ekipit për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dhe bëri përshtypje në humbjen e tyre 1:0 ndaj Manchester City në Stamboll.

Nëse Onana kalon testet mjekësore, atëherë ai do t'i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj të Unitedit në Shtetet e Bashkuara për miqësoret kundër Arsenalit, Wrexham, Real Madrid dhe Borussia Dortmund në Shtetet e Bashkuara. Onana ka të ngjarë të bëjë debutimin e tij në Premierligë kundër Wolves në Old Trafford më 14 gusht.