Manchester United triumfon ndaj Rangers, Lazio kualifikohet e para në 1/8 e finales të Ligës së Evropës
Manchester United ka shënuar fitore ndaj Rangers me rezultat 2:1, e në anën tjetër, Lazio është skuadra e parë që ka siguruar kalimin në 1/8 e finales, pas fitores sot 3:1 ndaj Real Sociedad.
Manchester Unitedi që nuk po kalon formë të mirë në Premierligë, në garën e dytë më të fortë në Evropë nuk di për humbje, dhe fitorja sot mund të jetë fitore e kalimit në fazën e eliminimit direkt.
Djajtë e Kuq sot patën një paraqitje më të mirë, duke pasur posedimin e topit gjatë gjithë kohës, ndonëse raste shënimi krijuan të dy skuadrat.
Skuadra e Amorim shënoi fillimisht në pjesën e parë, por goli i minutës së 23-të u anulua nga VAR për një ndërhyrje të palejueshme dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 53-të. Ishte autogoli i portierit Butland, një realizim shumë qesharak, në tentim për ta larguar topin, që aksidentalisht përfundoi në rrjetë.
🚨🇪🇺 GOAL | Manchester United 1-0 Rangers | Butland (OG)
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 23, 2025
MANCHESTER UNITED HAVE TAKEN THE LEAD!pic.twitter.com/muTm2r7Y88
Për ta bërë këtë ndeshje më interesante u kujdes Dessers që barazoi rezultatin dy minuta para fundit.
🚨🇪🇺 GOAL | Manchester United 1-1 Rangers | Cyriel Dessers
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 23, 2025
CYRIEL DESSERS HAS EQUALIZED IN THE 89TH MINUTE FOR RANGERS !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/hNCPotly0K
Por, Djajtë e Kuq, ia dolën që të shënojnë përsëri dhe ta fitojnë këtë takim. Ishte Bruno Fernandes që në minutat shtesë realizoi për rezultatin përfundimtar 2:1, dhe tani Manchester United gjendet në vendin e katërt në Ligë të Evropës.
🚨🇪🇺 GOAL | Manchester United 2-1 Rangers | Bruno Fernandes
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 23, 2025
BRUNO FERNANDES HAS GIVEN MANCHESTER UNITED THE LEAD IN THE 92ND MINUTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/w9fDkrUIBg
Lazio në anën tjetër, siç u cek më lartë, me fitoren sot, bëhet skuadra e parë që siguron 1/8 e finales direkt në formatin e ri të garës.
Skuadra italiane ishte më e mirë gjatë tërë takimit, duke mos lejuar befasi.
Gila shënoi për 1:0 vetëm pas pesë minutave lojë, ndërsa një gol iu anulua Lazios nëntë minuta më vonë nga VAR-i.
Zaccagni u kujdes ta dyfishonte rezultatin, ndërsa për 3:0 shënoi Castellanos, dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë e takimit.
Sociedad krejt çfarë bëri në këtë takim ishte goli për 3:1 i shënuar shtatë minuta para fundit të takimit me anë të Barrenetxea.
Me rezultatin 3:1 përfundoi takimi, dhe Lazio nga vendi i parë kalon në fazën e eliminimit direkt pas gjashtë fitoreve dhe një barazim në shtatë ndeshje.