Manchester United kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Evertoni - NACIONALE

Manchester United kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Evertoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Everton, në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë.

"Djajtë e Kuq" zhvilluan lojë të bukur duke fituar në fund me rezultat të ngushtë 1:2.

Pas vetëm pesë minutave lojë, Everton kaloi në epërsi përmes Alex Iwobi që shënoi një gol të bukur me një goditje fantastike (5').

Mirëpo, pas golit të pësuar, Man United u këndell shpejtë duke barazuar rezultatin përmes Antony që shënoi nga afërsia pas një asistimi fantastik të Bruno Fernandes (15').

"Djajtë e Kuq" pastaj kaluan në epërsi përmes Fernandes, mirëpo goli i portugezit u anulua pasi Ronaldo ishte në pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, vetëm disa çaste më vonë, pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi një gol të bukur pas një asistimi të Casemiros (44').

Njëkohësisht, për Ronaldon ky ishte goli i 700-të në karrierë për klub, rekord të cilin nuk e kishte arritur askush më parë.

Në pjesën e dytë, Man United ishte më dominues duke pasur më shumë posedimin, por që asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet.

Në fakt, Marcus Rashford gjeti rrugën drejtë rrjetës, por pas rishikimit të VAR-it u anulua pasi u pa një prekje e topit me dorë (81').

Everton rrezikoi në fund përmes James Garner, mirëpo David de Gea bëri heroin me një super pritje që të mos lejojë ndryshimin e rezultatit.

Kështu, Man United pas humbjes turpëruese në derbin ndaj Man Cityt, arkëton pikët e plota dhe tani renditët në pozitën e pestë në tabelë me 15 pikë. Në anën tjetër, Everton renditët në pozitën e 12-të me 10 sosh.

Në xhiron e radhës, skuadra e Ten Hag do të përballet me Newcastle United, derisa Everton do të jetë mysafir i Tottenhamit.

Lajme të ngjashme