Manchester United i hapur për largimin e Sanchos, por ka një kusht - NACIONALE

Manchester United i hapur për largimin e Sanchos, por ka një kusht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United do ta lejojë sulmuesin Jadon Sancho të largohet nga janari, por do të refuzojë ta forcojë një klub rival që tenton të përfitojë nga situata.

23-vjeçari nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që nga muaji gusht dhe është kritikuar nga Ten Hag për paraqitje të dobët në stërvitje.

Sancho iu përgjigj publikisht duke e quajtur holandezin “gënjeshtar" dhe si pasojë Man United e ka përjashtuar nga grupi që atëherë pasi lojtari ka refuzuar të kërkojë falje.

Sipas “ESPN”, Man United është i hapur të dëgjojë oferta por do të zgjedhin ta lënë në stol gjatë tërë sezonit para se ta shesin për një çmim më të lirë.

Juventus dhe Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për ta shpëtuar karrierën e Sanchos në formë huazimi, por një marrëveshje e tillë varet edhe nga Man Unitedi.

Të dy klubet e pëlqejnë shumë anglezin mirëpo si Juve ashtu edhe Dortmund nuk janë në gjendje ta paguajnë pagën e lojtarit prej 300 mijë funte në javë.

Përpos Sanchos, Man United po shikon të bëjë një revulocion në sulm pasi do të ishte i hapur të dëgjojë oferta edhe nga Anthony Martial dhe Antony.

Lajme të ngjashme