Manchester United fiton derbin ndaj West Ham - NACIONALE

Manchester United fiton derbin ndaj West Ham

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shënuar fitore të madhe si nikoqir i West Hamit, në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

"Djajtë e Kuq" triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë ku dominuan shumicën e ndeshjes.

Vendasit nisën të rrezikojnë nga minutat e parë përmes Marcus Rashford dhe Cristiano Ronaldos, por që nuk i finalizuan aksionet.

Ishte Christian Eriksen që me një goditje të bukur harkoi për Marcus Rashford, me anglezin që shënoi me kokë në portën mysafire për t'i dhënë epërsinë Man Unitedit (38'), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, prapë Man United kishte disa raste të mira përmes Ronaldos i cili goditi edhe shtyllën, por i pafat të gjente rrugën drejtë rrjetës.

West Ham nisi të rrezikojë në përfundimin e ndeshjes, por që David de Gea bëri një super pritje që të mos e lejojë topin të përfundoi në rrjetë (83').

Man United kishte edhe një tjetër rast të mirë, atë me anë të Fred i cili goditi shtyllën (87').

Kështu, Man United arkëton sërish pikët e plota duke u ngritur tani në pozitën e pestë me 23 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri Arsenal, derisa West Ham qëndron në pozitën e 13-të me 14 sosh.

Në xhiron tjetër në Premierligë, Man United do të jetë mysafir i Aston Villas, derisa West Ham do ta mirëpres Crystal Palace.

Lajme të ngjashme