Manchester United do të tentojë ‘rrëmbimin’ e Declan Rice nga Arsenali - NACIONALE

Manchester United do të tentojë ‘rrëmbimin’ e Declan Rice nga Arsenali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United thuhet se është shumë e interesuar për yllin e West Ham United, Declan Rice dhe është gati që ta rrëmbejë atë nga Arsenali, me këta të fundit që janë favoritët kryesor deri më tani.

Djajtë e kuq janë duke menduar një ofertë ku përfshihet një lojtar plus para për Rice, me West Ham që mund të zgjedh mes Harry Maguire apo Scott McTominay, raporton The Telegraph. Oferta e dytë e Topçinjve prej 105 milionë eurove për mesfushorin anglez, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Bayern Munich dhe Manchester City, u refuzua nga ‘Çekanët’ të martën dhe United tani mund të përpiqet të mposhtë rivalët e tyre në garën për nënshkrimin e tij.

Kontrata e Rice skadon në vitin 2024 dhe kryetari i kampionëve të Ligës së Konferencës, David Sullivan konfirmoi në fillim të këtij muaji se 24-vjeçari kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për londinezët.

The Telegraph pretendon se West Ham është i interesuar për McTominay dhe trajneri David Moyes është një admirues i madh i Maguires. Për më tepër, raportimi shton se dyshja e Unitedit mund të largohet nga skuadra e Erik ten Hag këtë verë. Pavarësisht kësaj, Arsenali ka të ngjarë të kthehet me një ofertë të tretë për Rice, i cili favorizon një lëvizje në Emirates Stadium.

Arsenali pritet të rrisë ofertën për Rice, e fundit prej të cilave ishte 88 milionë euro plus 17 milionë euro në shtesa të shpërndara në pesë vjet, në atë që mund të jetë saga më e madhe e transferimeve të verës.

Lajme të ngjashme