Manchester United dështoi ta transferonte Mullerin - NACIONALE

Manchester United dështoi ta transferonte Mullerin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag dështoi ta transferonte mesfushorin Thomas Muller gjatë verës së kaluar, raportojnë mediat gjermane.

Muller që mbushi 34 vjet në shtator, e ka kaluar tërë karrierën te Bayern Munich duke e ndihmuar klubin të fitojë 32 trofe.

Kontrata e Muller skadon në fundin e sezonit dhe sulmuesi ka dhënë indikacione që nuk ka plane për t’u pensionuar.

Sipas “Sport Bild”, Bayern po planifikon të diskutojë me Mullerin për një marrëveshje të re, por asgjë s’është e garantuar.

Raporti shton se Bayern do të jetë preferenca e Muller, mirëpo pritet të marrë disa oferta shumë luksoze nga klubet arabe dhe ato amerikane.

Megjithatë, Manchester United mund ta rikthejë interesimin për Muller pasi dështuan ta transferojnë një vit më parë.

“SportBild” shton se Ten Hag e donte me patjetër gjermanin në janarin e kaluar shkaku i eksperiencës së madhe, por sulmuesi refuzoi kalimin në “Old Trafford”.

Duke folur këtë javë, Muller konfirmoi se do ta vazhdojë karrierën së paku deri në vitin 2025.

Definitivisht dua të luaj për një vit më shumë se 2024”.

Së paku ky është plani im. Jam duke shijuar kur jam në fushë, shpresoj që kjo shihet”, deklaroi gjermani.

Lajme të ngjashme