Manchester United arrin marrëveshje me Bayern Munich për Mazraouin
Manchester United ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për të nënshkruar me yllin, Noussair Mazraoui, me Ten Hag që do të ribashkohet me lojtarin, pasi kanë qenë bashkë edhe te Ajaxi.
Foot Mercato më herët raportoi se Mazraoui do të largohej nga Bayerni te United për rreth 21 milionë funte (27 milionë dollarë), me 26-vjeçarin të etur për t'u bashkuar me skuadrën e Premierligës. Raportimi shton se United janë të bindur se mund ta largojnë mbrojtësin e djathtë Aaron Wan-Bissaka, me një transferim të mundshëm vetëm nëse anglezi largohet nga Old Trafford.

Tani gazetari i Foot Mercato, Santi Aouna pretendon se Bayern ka rënë dakord të lirojë mbrojtësin e krahut dhe ai tani do t'i nënshtrohet testeve mjekësore në Manchester të martën përpara se të vendosë në letër një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029. Kjo do ta bënte atë të lidhej me ish-trajnerin e tij që kanë punuar në Ajax, Erik Ten Hag, i cili solli Anthony dhe Lisandro Martinez nga gjigantët holandez në United më herët gjatë mandatit të tij.
Mazraoui, i cili ka lindur në Holandë, e filloi karrierën e tij në Ajax përpara se të nënshkruante për Bayernin në 2022. Ai ka bërë 55 paraqitje për skuadrën gjermane, por koha e tij në Bundesligë duket se po i afrohet fundit.

Trajneri Erik ten Hag dëshiron që lojtari të kryejë formalitetet së shpejti në mënyrë që ai të përfshihet në skuadër për ndeshjen e tyre të parë konkurruese të sezonit në Community Shield kundër Manchester City më 10 gusht.