Manchester City triumfon në finale të Community Shield, e mposht në penallti Manchester Unitedin
Manchester City ka triumfuar ndaj rivalit të qytetit Manchester United në finale të Community Shield, ku u nevojitën penalltitë për t'u përcaktuar fituesi.
Kjo ishte hera e tetë që skuadrat të cilat u përballen në finalen e Kupës FA, të përballen edhe në finale të Community Shield.
Përballja finale u zhvillua në Wembley, me të dy skuadrat që patën një fillim të ngadaltë, duke marrë parasyshë që asnjëra nuk ishte me përberje të plotë.
Në 45 minutat e para nuk u shënua asnjë goditje në drejtim të portës, teksa dy golat e kohës së rregullt u shënuan në 10 minutat e fundit të takimit.
Ishte Alejandro Garnacho që shënoi për epërsinë e Djajve të Kuq, kur mori një top nga Sancho, duke bërë driblim të bukur në zonë dhe për të realizuar për 1:0.
🚨🏆 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Man United 1-0 Man City. Garnacho. (@EmiratesFACup) pic.twitter.com/S1KAH13z8d
— EuroFoot (@eurofootcom) August 10, 2024
Por kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte kështu, në skenë doli Bernardo Silva, që me një gol me kokë në minutën e fundit të takimit e barazoi rezultatin në 1:1.
🚨🏆 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Man United 1-1 Man City. Bernardo Silva. (@EmiratesFACup)pic.twitter.com/7FTe0AEzIc
— EuroFoot (@eurofootcom) August 10, 2024
Për shkak se në Community Shield vazhdime nuk ka, fituesi u përcaktua në penallti.
Te Manchester City gaboi vetëm Bernardo Silva, ndërsa te Manchester United nuk shënuan Sancho e Evans.
Qytetarët triumfuan në fund me rezultat 7:6 në penallti, dhe kështu e fitojnë trofeun e shtatë të Community Shield në histori të klubit.