Manchester City triumfon lehtësisht ndaj Wolverhampton, merr kreun e Premierligës përkohësisht - NACIONALE

Manchester City triumfon lehtësisht ndaj Wolverhampton, merr kreun e Premierligës përkohësisht

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City, ka arritur një fitore relativisht të lehtë në udhëtim te Wolverhampton Wandereres, me rezultat 3:0, ku sërish ka shënuar sulmuesi norvegjez Erling Haaland. Kjo fitore qytetarët i dërgon përkohësisht në vendin e parë me dy pikë më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më pak.

Në anën tjetër ujqërit tani thellojnë formën e keqe të tyre në këto shtatë ndeshjet e para, duke marrë humbjen e tretë, krahas edhe tre barazimeve e një fitoreje dhe të paktën deri nesër do ta mbajnë pozitën e 16-të, ku është e ndjekur nga Everton e West Ham me nga katër pikë në pozitat respektive 17 dhe 18.

Image

Wolves – Manchester City

Gjithçka filloi mirë për mysafirët, që nuk dinë për humbje në këtë sezon së bashku me Tottenhamin e Antonio Contes.

Mesfushori anglez, Jack Grealish, që nuk ka pasur minutat e mjaftueshëm në këmbë që nga ardhja te qytetarët, në këtë ndeshje startoi dhe nuk zhgënjeu, duke shënuar gol qysh në minutën e parë të takimit, pas një asistimit nga Kevin De Bruyne.

Dyfishimi i epërsisë erdhi nga sulmuesi më në formë në këtë fillim sezon, Erling Haaland, që shënoi golin e tij të 11-të në shtatë paraqitje.

Ishte një top i ardhur nga Bernardo Silva, me norvegjezin që mori topin e udhëhiqi për pak metra dhe goditi jashtë zonës së 16-metërshit, për të shënuar në këndin e djathtë të portierit Jose Sa, në minutën e 16-të.

Ujqërit ishin të pafuqishëm t’i bënin ballë kampionit në fuqi të Premierligës. Madje ata mbetën me një lojtar më pak për më shumë se një orë lojë, pas një ndërhyrje të tmerrshme që bëri mbrojtësi Nathan Collins në Jack Grealish në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë djemtë e udhëhequr nga Pep Guardiola, shënuan edhe golin e tretë e të fitores 3:0.

Sërish asistues te goli ishte mesfushori i jashtëzakonshëm belg, Kevin De Bruyne, ndërsa shënues i golit ishte Phil Foden. Ky gol erdhi në minutën e 69-të pas një kombinimi shumë të mirë Foden - Haaland - De Bruyne.

Me këtë fitore, qytetarët ngritën në pozitën e parë, të paktën deri në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit, me Manchester City që ka dy pikë më shumë.

Lajme të ngjashme