Manchester City "shpartallon" Bournemouthin, i afrohet Arsenalit
Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Bournemouth në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.
"Qytetarët" ishin shumë më të mirë duke fituar me rezultat të thellë 0:4.
Pas vetëm 15 minutave lojë, sulmuesi Julian Alvarez kaloi Man Cityn në epërsi duke u gjendur në vendin e duhur pas një topi të kthyer nga goditja e Erling Haalandit.
Ishte vetë norvegjezi që dyfishoi epërsinë me një goditje nga afërsia pas një asistimi të Phil Foden (29').
Dominimi i Manchester Cityt vazhdoi, me sulmuesin Phil Foden që dribloi në mbrojtjen vendase dhe realizoi për rezultatin 0:3 (45').
Fitoren Man City e vulosi pasi mbrojtësi i Bournemouthit, Chris Mepham devijoi goditjen e Alvarez duke e dërguar brenda rrjetës (51').
E tëra që arriti të bëjë Bournemouth ishte goli i nderit, i realizuar nga Jefferson Lerma (84').
Kështu, Man City i afrohet Arsenalit duke qenë në pozitën e dytë me 55 pikë, vetëm dy më pak se "Topçinjtë" që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Bournemouth renditët në pozitën e 19-të me 21 sosh.
Në xhiron e radhës, Man City do të jetë nikoqir i Newcastle Unitedit derisa Bournemouth do të përballet me Arsenalin.