Manchester City shënon të dytin ndaj Brighton, Haaland me gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)
Manchester City ka shënuar edhe golin për 2:0 ndaj Brighton, në kuadër të Premierligës.
Ishte fillimisht Julian Alvarez që shënoi golin e parë për 1:0, me Jeremy Dokun, që bëri driblim të bukur në zonë për të asistuar për argjentinasin.
Ndërsa në minutën e 19-të Erling Haaland përfitoi nga një gabim i mysafirëve dhe me një goditje nga distanca, shënoi gol të mrekullueshëm për 2:0.
Sulmuesi norvegjez kishte tre ndeshje pa shënuar për klubin e tij dhe ky gol mund të jetë çelësi për t’u rikthyer te forma e mëparshme.