Manchester City përgatitet për lëvizjen sensacionale, synon Kylian Mbappen - NACIONALE

Manchester City përgatitet për lëvizjen sensacionale, synon Kylian Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City mund të bëjë befasinë në afatin e ardhshëm veror, pasi synojnë një nënshkrim tejet të madh, atë të yllit të Paris Saint-German, Kylian Mbappe.

"Qytetarët" i dhanë fund kërkimit për një sulmues pas plot dy viteve duke nënshkruar me Erling Haaland dhe rezultatet kanë qenë thjeshtë mahnitëse.

22-vjeçari tashmë ka shënuar 20 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë sulmuesi më në formë në botë për momentin.

Haaland konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij pranë Mbappe dhe tani "Marca" raporton se dyshja mund të bashkohen në "Etihad Stadium".

Francezi ka pasur disa probleme te PSG në javët e fundit, ku raportohet se nuk është i lumtur pavarësisht që nënshkroi kontratë trevjeçare në maj.

23-vjeçari raportohet se është i zemëruar që klubi parisien nuk i realizojë premtimet që i kanë bërë dhe tani synon largimin, atë sa më parë të jetë e mundshme.

"Marca" e vlerëson Man Cityn si një ndër mundësitë e mundshme që mund të nënshkruajnë me francezin, pranë rivalit Liverpool. Skuadra e Jurgen Klopp është që një kohë e lidhur me lojtarin, andaj mund të jetë një garë e madhe.

Përpos Mbappe, Man City është duke vlerësuar edhe mundësinë për të nënshkruar me yllin e AC Milanit, Rafael Leao.

Portugezi është rikthyer në formë të mirë sidomos sezonin e kaluar që iu ndihmoi gjigantit italian të fitojnë Serie A pas 11 viteve pritje.

Leao ka shënuar katër gola dhe dhuruar tetë asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat, duke e bërë një ndër perspektivat më të mëdha në Evropë. Çmimi i tij vlen 100 milionë euro.

Nëse kthehemi te situata e Mbappe, lojtari pas ndeshjes ndaj Marseille i quajti të pavërteta spekulimet që dëshiron të largohet në afatin kalimtar dimëror.

Lajme të ngjashme