Manchester City ofertë të re për Rice, pritet oferta e tretë nga Arsenali
Manchester City e ka bërë një ofertë prej 104.8 milionë euro për kapitenin e West Hamit, Declan Rice.
Pasi e mundi Arsenalin në garë për titull në Premierligë sezonin e kaluar, Manchester City po shpreson ta mposhtë atë edhe për shërbimet e Rice.
City i ka ofruar 93.2 milionë euro përpara plus 11.6 milionë euro bonuse.
Kjo ofertë nuk e plotëson kërkesën e West Hamit dhe sipas mediave angleze do të hidhet poshtë.
Arsenali po bën trysni të nënshkruajë me Rice – dhe West Hami pret ofertën e tretë nga ai, pasi ia hodhi poshtë dy të parat.
Rice do të largohet nga West Hami këtë sezon, pasi i ndihmoi klubit ta fitojë trofeun e parë evropian pas plot 58 vjetëve.
Kryetari i çekanëve David Sullivan tha se marrëveshja e zotërinjve nënkupton se Rice mund të largohet nga klubi, edhe pse e ka edhe një vit në kontratën e tanishme me mundësi për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.
Rice iu bashkua akademisë së West Hamit nga Chelsea si adoleshent dhe ka qenë i pranishëm qëkur doli në sipërfaqe në sezonin 2017/18.
Mesfushori 24-vjeçar i zhvilloi 50 ndeshje në të gjitha garat sezonin e fundit, ndërsa i ka më shumë se 200 paraqitje në përgjithësi për West Hamin dhe 41 ndeshje për Anglisë, për të cilën debutoi më 2019.
