Manchester City në ankth, De Bruyne në dyshim për Real Madridin - NACIONALE

Manchester City në ankth, De Bruyne në dyshim për Real Madridin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kevin de Bruyne rrezikon të mungojë për Manchester Cityn në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, për shkak të një lëndimi.

Mesfushori belg mungoi në fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës Fulhamit të dielën në Premierligë, për shkak të një lëndimi që dyshohet se e pësoi në paraqitjen madhështore në triumfin kundër Arsenalit javën e kaluar.

Ai shënoi dy herë në portën e skuadrës së Mikel Artetas, por u detyrua të mungojë në fitoren 2:1 të ekipit të tij në Fulham.

De Bruyne nuk ndihet mirë”, tha Pep Guardiola për Sky Sports.

Ai ka një lëndim dhe nuk pati mundësi të udhëtonte në ndeshjen ndaj Fulham. Nuk e di sa do të mungojë”, shtoi ai.

De Bruyne u zëvendësua nga Julian Alvarez në duelin vendimtar të Cityt kundër Arsenalit. Edhe pse ai dukej se nuk dëshironte të largohej, Guardiola tha në konferencën për shtyp se ai kërkoi të largohej pasi ndjeu disa shqetësime.

Ka mbetur pak më shumë se një javë deri në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Ndërkohë të katërtit do të përballen me West Hamin të mërkurën dhe Leeds Unitedin të shtunën në përpjekje për të fituar titullin e Premierligës. Mbetet për t’u parë nëse De Bruyne do të jetë i gatshëm për t’u paraqitur në ndeshjen ne Santiago Bernabeu./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme