De Bruyne e festoi në zhveshtoren e zbrazët fitoren kundër Arsenalit, ja arsyeja - NACIONALE

De Bruyne e festoi në zhveshtoren e zbrazët fitoren kundër Arsenalit, ja arsyeja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Kevin De Bruyne ka pranuar se u detyrua ta festonte fitoren ndaj Arsenalit në zhveshtoren e zbrazët shkaku i intervistave pas ndeshjes.

Belgu dha përformancë spektakolare për kampionin në fuqi të Premierligës me një hap më afër titullit ku mposhtën topçinjtë. De Bruyne shënoi dy gola për Cityn në fitoren 4:1- që i lë ata dy pikë larg vendit të parë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Futbollisti tregoi se detyrua që të jap disa intervista pas ndeshjes, që do të thotë se në kohën kur u kthye në dhomën e zhveshjes së stadiumit Etihad, shumica e bashkëlojtarëve ishin larguar tashmë.

Kur u pyet se si e festoi fitoren e Cityt, De Bruyne tha: “Të jem i sinqertë, pas 15 minutave intervistë, kur shkova në zhveshtore gjysma e skuadrës kishte shkuar tashmë.”

Ekipi i Pep Guardiolës zhvilluan ndeshje brilante ndaj Arsenalit, me Erling Haaland dhe John Stones që gjithashtu shënuan gol dhe De Bruyne beson se rezultati përfundimtarë mund të ishte edhe më bindës.

Mendoj që kemi luajtur mjaftë mirë për muaj, duke fituar shumicën e ndeshjeve. Në mbrojtjen e Arsenalit ka më shumë hapësira sepse ata mbrohen një kundër një. Pra, unë kisha më shumë mundësi të futesha në hapësira dhe ta merrja topin. Mendoj që krijuam goxha shanse. Thjeshtë përpiqem të luaj futbollin më të mirë që mundem. Ishte mirë, zgjodhëm momentet e duhura për të sulmuar dhe mendoj se dominuam shumë në pjesën e parë në disa raste dhe u lodhën. Mund të kishim shënuar më shumë”.

Man City tani po synon ta bëjë mrekullinë këtë edicion duke e fituar tripletën, pasi mbeten në garë për Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme