Manchester City fiton me lehtësi ndaj Luton Town dhe rrëmben vendin e parë në Premierligë
Kampioni në fuqi, Manchester City, ka fituar me lehtësi ndaj Luton Town 5:1, kështu për të rrëmbyer vendin e parë në Premierligë, ndonëse kjo mund të jetë vetëm përkohësisht.
Takimi në Etihad për të dy skuadrat ishte shumë i rëndësishëm, pasi njëra lufton për titull kampioni, e tjera për mbijetesë, me këtë të fundit që dështoi të marrë rezultat pozitiv, kur kampionati ka hyrë në momentet vendimtare.
Qytetarët shënuan shpejtë në këtë takim, kur kaluan vetëm dy minuta lojë. Ishte një tentim i Erling Haaland, që në gol e çoi në mënyrë aksidentale Daiki Hashioka, për të shënuar autogol.
Daiki Hashioka own goal! Great effort by Haalandpic.twitter.com/WRlDUjmxd1
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 13, 2024
Gola të tjerë nuk pati në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta u shënuan pesë gola në total.
Mateo Kovacic shënoi supergol në minutën e 64-të, për të dyfishuar rezultatin.
🏴 Goal: Mateo Kovačić | Manchester City 2-0 Luton Townpic.twitter.com/owBQpkSPcc
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 13, 2024
Erling Haaland ishte i saktë nga penalltia 12 minuta më vonë, për rezultatin 3:0.
Haaland makes it three!pic.twitter.com/hpNvs2K3gz
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 13, 2024
Ish-lojtari i Chelseat, Ross Barkley, ngushtoi rezultatin në 3:1, kur shënoi në minutën e 81-të.
🏴 Goal: Ross Barkley | Manchester City 3-1 Luton Townpic.twitter.com/LMwkqXcBAZ
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 13, 2024
Jeremy Doku me veprim individual fantastik e ktheu sërish epërsinë prej tre golave për skuadrën e Pep Guardiolës, për rezultatin 4:1.
Jeremy Doku scores fourth!pic.twitter.com/DfqXt3R9UR
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 13, 2024
Për rezultatin përfundimtar 5:1 shënoi mbrojtësi kroat, Josko Gvardiol në minutat shtesë.
🏴 Goal: Gvardiol | Manchester City 5-1 Luton Town
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 13, 2024
Assist by Jeremy Dokupic.twitter.com/CSIQs3LDCD
Manchester City tashmë kryeson Premierligën me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali e Liverpooli, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.