Manchester City e vendosur ta transferojë yllin kroat të Leipzigut për 100 milionë euro - NACIONALE

Manchester City e vendosur ta transferojë yllin kroat të Leipzigut për 100 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Manchester City është e vendosur ta finalizojë transferimin e yllit të Leipzig, Josko Gvardiol deri në fund të javës, për shifrën rekorde për një qendërmbrojtës, që besohet të jetë mbi 100 milionë euro.

Reprezentuesi kroat është lidhur me një sërë klubesh më të mira evropiane gjatë vitit të kaluar, por Manchester City është skuadra që duket e gatshme të sigurojë nënshkrimin e tij. Sipas Fabrizio Romanos, një tarifë e madhe prej afër 100 milionë euro është rënë dakord duke përfshirë shtesat dhe Gvardiol është rezervuar për teste mjekësore në stadiumin Etihad këtë të premte.

Gvardiol

Nënshkrimi do ta bëjë Gvardiolin mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke thyer rekordin prej 87 milionë euro për transferimin e Harry Maguires nga Leicester City në Manchester United në vitin 2019. Kjo është një prurje e madhe për një mbrojtje tashmë të përsosur të qytetarëve që ishte më e mira në Premierligë sezonin e kaluar me vetëm 33 gola të pësuar, së bashku me Newcastle Unitedin.

Gvardiol do t'i bashkohet kolegut kroat Mateo Kovacic në Manchester, pas lëvizjes së mesfushorit qendror prej 29 milionë euro nga Chelsea në fillim të kësaj vere. Sipas Kovacic, Gvardiol është "gati" për hapin drejt Cityt dhe e ka mbështetur atë për të treguar "më të mirën prej vetes".

Mateo Kovacic Manchester City

Edhe pse Manchester City u shpall vitin e kaluar kampion në Angli dhe në Evropë, ata nuk janë të ngopur, duke kërkuar më të mirët në secilin pozicion, për të vazhduar konkurrimin, ndonëse janë larguar dy figurat kryesore, Riyad Mahrez dhe Ilkay Gundogan, me vetëm Kovacic të transferuar deri më tani në këtë afat kalimtar.

Lajme të ngjashme