Manchester City e Tottenham Hotspur pa mëshirë ndaj kundërshtarëve, Chelsea mposhtet nga Nottingham Forest
Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë Fulhamin 5:1, ndërsa edhe Tottenham Hotspur nuk ka treguar mëshirë ndaj Burnleyt duke e mposhtur 5:2, por Chelsea ka pësuar humbje 1:0 nga Nottingham Forest.
Kampioni në fuqi i Premierligës do të vazhdojë edhe pas javës së katërt të mbetet skuadra e vetme që nuk ka humbur pikë, tani duke grumbulluar 12 pikë, me Tottenhamin që ka përcjellin e parë me 10 pikë, pasi ka barazuar në xhiron e parë.
Manchester City – Fulham
‘Qytetarët’ ishin të pandalshëm në Etihad Stadium, duke shënuar plot pesë gola ndaj Fulhamit.
Serinë e golave e hapi sulmuesi argjentinas, Julien Alvarez, që shënoi për 1:0 në minutën e 31-të, pas asistimit të Erling Haaland.
Goal! | Julián Álvarez, Asssit: Erling Haaland | Manchester City 1-0 Fulham #MCIFULpic.twitter.com/AlGHVy4lKk
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Reagimi ishte i shpejtë i mysafirëve, që vetëm dy minuta më pas realizuan për 1:1 me anë të Tim Ream.
Goal! | Tim Ream | Manchester City 1-1 Fulham #MCIFULpic.twitter.com/2FGJnR9NOk
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Por për të shkuar qetësisht në pushimin e mespjesëve u përkujdes Nathan Ake në minutat shtesë të pjesës së parë, duke shënuar gol në një moment mjaft të diskutuar, për ta çuar rezultatin në 2:1.
Goal! | Nathan Aké | Manchester City 2-1 Fulham #MCIFULpic.twitter.com/CAblRS2ZSP
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Erling Haaland që fitoi para dy ditësh çmimin si lojtari më i mirë i vitit nga UEFA, erdhi në shprehje në pjesën e dytë me tre gola të shënuar.
Fillimisht për 3:1 shënoi në minutën e 58-të, ndërsa nga penalltia shënoi në minutën e 70-të për rezultatin 4:1.
Erling Haaland coolly slots the ball home after a brilliant team effort.
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Manchester City 3-1 Fulham #MCIFULpic.twitter.com/BEBC3g7vwU
Goal! | Haaland gets double | Manchester City 4-1 Fulham #MCIFULpic.twitter.com/wVM4vtz5oB
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Het-trikun e tij norvegjezi e kompletoi në minutat shtesë, kur shënoi për rezultatin përfundimtar 5:1.
🚨🔵| GOAL: HAALAND HAS A HATTRICK.
— GOALSbible (@goalsbibletv) September 2, 2023
Manchester City 5-1 Fulham
pic.twitter.com/j1L3nXGr9y
Burnley – Tottenham Hotspur
Skuadra e porsapromovuar në Premierligë, Burnley, nuk po arrin t’u bëjë ballë kundërshtarëve. Kësaj radhe Tottenham Hotspur nuk ka treguar fare mëshirë ndaj tyre, duke mposhtur me rezultat të thellë 5:1.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi, kur shënuan për 1:0 në minutën e katërt me anë të Foster, por kaq ishte se çfarë ata arritën të bënin në këtë pjesë të takimit.
Goal! | Lyle Foster is opener!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Burnley 1-0 Tottenham #BURTOTpic.twitter.com/8tlY55gINq
Heung Min-son barazoi në minutën e 16-të për 1:1, ndërsa Romero shënoi në minutat shtesë për epërsinë e parë të Tottenhamit në këtë takim, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë, pra 2:1.
Goal! | Heung Min Son | Burnley 1-1 Tottenham #BURTOTpic.twitter.com/iEwrCTVaYa
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Goal! | Cristian Romero | Burnley 1-2 Tottenham #BURTOTpic.twitter.com/qie5W8knWL
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Në 45 minutat e dyta skuadra e Ange Postecouglut shënoi tre gola të tjerë.
Maddison shënoi të parin gol në pjesën e dytë për Tottenhamin, kur shënoi për 3:1 në minutën e 54-të.
Goal! | James Maddison | Burnley 1-3 Tottenham #BURTOTpic.twitter.com/ulBVcTs3mU
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Son kompletoi het-trikun e tij me dy gola të shpejtë. Fillimisht shënoi për 4:1 në minutën e 63-të, ndërsa në të 66-tën shënoi për 5:1.
Goal! | Heung-min Son | Burnley 1-4 Tottenham #BURTOTpic.twitter.com/nGHmvSXH68
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Goal! | Heung-min Son | Burnley 1-5 Tottenham #BURTOTpic.twitter.com/gtvA7dCzV1
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Burnley realizoi edhe një gol, për ta çuar rezultatin përfundimtar 5:2 me anë të Brownhill.
Chelsea – Nottingham Forest
Chelsea po kalon në një formë të tmerrshme edhe në këtë fillim sezon. Pasi kishte fituar, humbur dhe barazuar një ndeshje në tri takimet e para, sot ka humbur përsëri, tani nga Nottingham Forest.
Loja e skuadrës së Pochettinos la shumë për të dëshiruar, me shumë raste të pakta të krijuara, ndonëse dominuan posedimin e topit, duke e mbajtur mbi 70 % gjatë 90 minutave lojë.
Goli i vetëm i takimit u shënuar me të filluar pjesa e dytë, kur ish-ylli i Manchester Unitedit, Elanga, shënoi për ta çuar në epërsi Nottinghamin.
Anthony Elanga did not forgive the mistake and Nottingham took the lead against Chelseapic.twitter.com/wuSCkWNW05
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 2, 2023
Me rezultatin 1:0 përfundoi kjo përballje, me Chelsean që mbetet me katër pikë të grumbulluara në katër takime deri më tash.