Man Utd shënon fitore komode ndaj Southamptonit
Manchester Unitedi ka triumfuar në udhëtim te Southamptoni, në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat bindës 0:3, sfidë që e dominuan nga fillimi.
Southampton në fakt e nisi në mënyrë më agresive, me Tyler Dibling që kishte një mundësi të artë nga afërsia, por disi nuk arriti ta finalizonte.
Rastin më të mirë e kishte Cameron Archer, i cili dështoi nga pika e bardhë me Andre Onanan që bëri një pritje fantastike.
Vetëm dy minuta më vonë, Matthijs de Ligt shënoi me kokë për ta kaluar Unitedin në epërsi pas një harkimi të bukur të kapitenit Bruno Fernandes.
Ndërsa, epërsinë e dyfishoi Marcus Rashford, që gjeti rrugën drejtë golit pas një kohe të gjatë pas asistimit të Diallos (41’).
Man Unitedi në pjesën e dytë ishte më e qetë, duke mos krijuar ndonjë rast të rrezikshëm por që e ruajti rezultatin.
Fitoren krejt në fund e vulosi i inkuadruari Alejandro Garnacho, që shënoi krejt në fund (90+7').
Kësisoj, Unitedi ngjitët në pozitën e tetë me gjashtë pikë të mbledhura, kurse Southampton zë vendin e parafundit pa pikë.