Man Utd nuk ia vazhdon kontratën yllit të skuadrës - NACIONALE

Man Utd nuk ia vazhdon kontratën yllit të skuadrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United nuk është duke menduar për ta aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës së Anthony Martialit, që skadon në verën tjetër.

Francezi ka kontratë deri në qershorin e 2024, por ekziston një opsion që nëse Man Utd dëshiron atëherë lojtarit mbetet së paku deri më 2025.

Megjithatë, “90min” raporton se shanset që Man Utd ta aktivizojë këtë klauzolë janë shumë të ulëta, me edhe vetë lojtarin që është gati ta pranojë se koha e tij te klubi është drejtë fundit.

Francezi që iu bashkua Unitedit në vitin 2015 ka vuajtur për të gjetur formën e duhur, duke pasur probleme të vazhdueshme që nga viti 2020.

Edhe pse qendërsulmues, ai nuk ka shënuar mbi 10 gola në tre sezonet e fundit dhe ka realizuar vetëm dy sosh në 19 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat.

Vendimet të ngjashme pritet të bëhen edhe për dy mbrojtësit Aaron Wan-Bissaka dhe Victor Lindelof, që nuk janë titullar të vazhdueshëm nën urdhrat e teknikut holandez.

Megjithatë, Man Utd ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën edhe për 12 muaj mbrojtësit Hannibal Mejbri derisa kanë nisur negociatat për një kontratë afatgjate.

Lajme të ngjashme