Man Utd nis negociatat për transferimin e Frimpong - NACIONALE

Man Utd nis negociatat për transferimin e Frimpong

1 javë më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka zhvilluar bisedimet e para për transferimin e yllit e Bayer Leverkusenit Jeremie Frimpong, për një lëvizje të mundshme në “Old Trafford”.

Holandezi ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga, duke luajtur rol kyç në suksesin e Leverkusenit për titullin kampion në Gjermani.

Man Utd është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pavarësisht që Dalot ka impresionuar këtë sezon, por shpesh herë i është kërkuar të luajë në krahun e majtë shkaku i lëndimeve të Tyrell Malacia dhe Luke Shaw.

Kësisoj, “BILD” raporton se United ka mbajtur bisedime konkrete me përfaqësuesit e Frimpong për një lëvizje në “Old Trafford”.

Bayern Munich thuhet se është rivali kryesor i Unitedit, që gjithashtu e vëzhgojnë lartë holandezin dhe po konsiderojnë ‘ia paguajnë klauzolën e lirimit.

Frimpong ka një klauzolë lirimi në vlerën e 34 milionë funteve, megjithatë skuadrat e interesuara duhet ta aktivizojnë para se të nis Kampionati Evropian “Euro 2024”, përndryshe vlera e tij do të rritet.

Man Utd nuk do ta ketë shumë të lehtë një nënshkrim të tillë, shkaku që ka buxhet të limituar meqenëse pritet të moskualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

Përndryshe, Frimpongun po e shikojnë edhe Real Madrid e Manchester City, por prioriteti i tyre është te disa lojtarë të tjerë momentalisht.

Lajme të ngjashme