Man Utd me mund eliminon Newport nga FA Cup
Manchester United më shumë mund ka triumfuar ndaj Newport për të avancuar në raundin e pestë të FA Cup.
“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat të ngushtë 2:4 në udhëtim te skuadra që garon në ligën e tretë në Angli.
Man Utd e nisi më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm shtatë minutave. Ishte kapiteni Bruno Fernandes që shënoi pas asistimit të Antonyt.
I njëjti dominim vazhdoi me talentin Kobbie Mainoo që dyfishoi epërsinë me një goditje precize pas asistimit të Dalotit (13’).
Vendasit pas kësaj nisën këndelljen, duke ngushtuar epërsinë me Altay Bayindir që realizoi pas një devijimi (36’).
Kurse, rezultatin e barazoi Will Evans me një gol brenda zonës pas një aksioni të shpejtë (47’).
Heroi i Man Unitedit doli të jetë i shumë kritikuari Antony që realizoi pas një topi të kthyer, nga goditja e Luke Shaw (68’).
Ndërsa fitoren e vulosi qendërsulmuesi Rasmus Hojlund krejt në fund (90+4').
Man United kështu avancon në rrethin e pestë, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Bristol City – Nottingham.