Man Utd konsideron nëntë trajnerë për ta zëvendësuar Ten Hagun
Manchester United është duke shikuar nëntë trajnerë për të zëvendësuar Erik ten Hag në sezonin e ri.
Tekniku holandez ka kontratë edhe për sezonin tjetër me “Djajtë e Kuq”, por shkaku i rezultateve negative mund të shkarkohet sapo ky sezon të përfundojë.
Kësisoj, aksionari i ri Sir Jam Ratcliff e ka lënë të hapur mundësinë që Ten Hag të largohet dhe është duke shikuar disa kandidatë për ta zëvendësuar këtë të fundit.
Gareth Southgate thuhet se është favoriti, pranë emrave si Graham Potter, Roberto de Zerbi, Thomas Frank, Thomas Tuchel, Julien Lopetegui, Zinedine Zidane, Ruben Amorim dhe Julian Nagelsmann.
Potter mbetet më i pëlqyeri te bordi drejtues, por edhe Zidane, Tuchel e Lopetegui po vëzhgohen nga afër për një marrëveshje të mundshme.
Man Utd momentalisht është duke ‘ëndërruar’ për top katërshen, por me situatën aktuale vështirë që mund ta sigurojë.
20 herë kampioni i Anglisë renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 47 pikë, nëntë më pak se Aston Villa që e zë top katërshen, derisa kanë mbetur 10 xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.
United do të rikthehet në “aksion” në vikendin tjetër si mysafir i Brentfordit.