Man Utd i hapur për shitjen e gjashtë yjeve, si dhe huazimin e Antony - NACIONALE

Man Utd i hapur për shitjen e gjashtë yjeve, si dhe huazimin e Antony

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi ka identifikuar gjashtë lojtarët që duan t’i shesin këtë verë, ndërsa kanë shprehur gatishmëri për ta huazuar Antonyn.

Skuadra angleze është duke punuar mjaftë shumë në këtë afat veror, ku kanë kompletuar transferimin e Leny Yoros dhe Joshua Zirkzee, ndërsa po e synojnë afrimin edhe të disa yjeve si Manuel Ugarte e Matthijs de Ligt.

Sidoqoftë, disa lojtarë tashmë janë larguar nga “Old Trafford” si Raphael Varane e Anthony Martial si agjent të lirë, derisa janë shitur Mason Greenëood, Willy Kambwala e Donny van de Beek.

Man Unitedi nuk do të ndalet më kaq në këtë afat veror, ngase është në pritje edhe të ofertave për Harry Maguire, Victor Lindelof dhe Aaron Wan-Bissaka.

Përpos mbrojtësve, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur në shitje edhe Scott McTominay, Christian Eriksen dhe Casemiro, por deri më tani s’ka asgjë konkrete.

Një tjetër lojtar që duan ta largojnë është sulmuesi që e blenë për mbi 80 milionë euro Antony, por e dinë se një situatë e tillë është e vështirë për t’u realizuar andaj janë gati për të dëgjuar oferta huazimi, me kushtin që skuadra e re t’ia paguajë pagën javore prej 70 mijë funteve.

Manchester Unitedi do ta nis sezonin 2024/25 më 10 gusht, ku do të përballet me kampionin e Anglisë Cityn për trofeun e “Community Shield”, ndërsa një javë më vonë ia bën sefte në Premierligë ndaj Fulhamit.

Lajme të ngjashme