Man Utd gjen një “formulë” të re për Manuel Ugarte - NACIONALE

Man Utd gjen një “formulë” të re për Manuel Ugarte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi po shpreson të nënshkruajë me mesfushorin e PSG-së Manuel Ugarte në formë huazimi me obligim blerje.

“Djajtë e Kuq” duan të transferojnë një qendërmesfushor para fundit të afatit veror, derisa uruguaiani ka qenë prioritet që sa muaj.

Megjithatë, bisedimet mes Unitedit dhe PSG-së nuk kanë avancuar këto javët e fundit, shkaku që skuadra franceze ka refuzuar ta ulë buxhetin prej 60 milionë euro.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Unitedi ende nuk ka hequr dorë nga lojtari, ndërsa tani ka gjetur një “formulë” të re për ta sjellë Ugarten në “Old Trafford”.

Unitedi planifikon tani ta huazojë uruguaianin, mirëpo në marrëveshje të përfshihet obligimi i blerjes në fundin e sezonit. Bisedimet po zhvillohen nga agjenti Jorge Mendes, derisa Ugarte ka arritur marrëveshje personale që nga muaji korrik.

PSG në anën tjetër është i gatshëm për ta larguar Ugarten shkaku që transferuan Joao Nevesin nga Benfica.

Man Unitedi përndryshe është duke planifikuar të bëjë edhe disa investime para se të mbyllet afati kalimtar veror.

Lajme të ngjashme