Man Utd e gjen pasuesin e Casemiros, e do yllin portugez
Manchester United është i gatshëm për ta shitur mesfushorin Casemiro në verë dhe e ka identifikuar Joao Gomesin e Wolvesit si pasuesi adekuat.
Ish ylli i Real Madridit kishte efekt të madh në “Old Trafford” sezonin e kaluar, por këtë vit ka vuajtur nga lëndimet.
Man Utd tashmë është pajtuar me mundësinë që braziliani të shitet në verë dhe po e vëzhgon Gomesin e Wolvesit nga afër që disa muaj, pasi iu pëlqen stili i lojës së lojtarit.
Sipas “The Mirror”, skautët e klubit anglez e kanë përcjellë 23-vjeçarin disa herë dhe po konsiderojnë të bëjnë një ofertë prej 40 milionë funte në verë.
Wolves gjithashtu nuk do ta pengojë shitjen e portugezit meqenëse ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratë, por do të tentojë ta shesë për vlerën më të lartë të mundshme.
Aksionari i ri Sir Jit Ratcliffe ka premtuar disa nënshkrime në verë me shpresën që ta rikthejnë Unitedin në kohën e lavdishme.
Ndërkohë, Man Utd pritet ta shkarkojë Erik ten Hagun me Zinedine Zidanen që mbetet opsioni më i pëlqyer nga Ratcliffe.