Man Utd dhe Chelsea interesohen për Martin Braithwaite
Manchester United dhe Chelsea janë në bisedime me Espanyolin rreth mundësisë për të nënshkruar me sulmuesin Martin Braithwaite.
Të dy klubet angleze duan të përforcohen me një sulmues para se të mbyllet afati dimëror, por deri më tani kanë qenë të pasuksesshëm në disa “zgjidhje afatshkurtër”.
Si Man Utd ashtu edhe Chelsea refuzuan shansin për të nënshkruar me Karim Benzeman, që po tenton të largohet nga Al Ittihad.
Sidoqoftë, gazeta e njohur “Marca” raporton se si Chelsea ashtu edhe United kanë shprehur interesim për Braithwaite.
Dy klubet e Premierligës tashmë kanë nisur negociatat me Espanyol që kërkon më pak se klauzola e lirimit së danezit në vlerën e 7 milionë eurove.
Thuhet se Braithwaite do të lejohej të largohej nga Espayol si agjent i lirë në verë nëse skuadra e siguronte qëndrimin në La Liga, mirëpo meqenëse dështuan atëherë klauzola e tij bie në 600 mijë euro.
32-vjeçari është i hapur për të bërë hapin e madh në karrierë pasi edhe po kalon një formë të mirë, duke shënuar 12 gola në 22 paraqitje në divisonin e dytë spanjoll.
Braithwaite i sheh klubet angleze si destinacioni adekuat që të marrë ftesë nga kombëtarja e Danimarkës për “Euro 2024”.
Kujtojmë, lojtari dështoi sa ishte pjesë e Barcelonës e pastaj vendosi t’i bashkohej rivalit lokal si agjent i lirë.