Man Utd bindës ndaj Leicester Cityt, dështon Tottenhami - NACIONALE

Man Utd bindës ndaj Leicester Cityt, dështon Tottenhami

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Leicester Cityt, ndërsa Tottenhami ka pësuar humbje kundër Ipswich Town.

“Djajtë e Kuq” po vazhdon me rezultate fantastike nën urdhrat e Ruud van Nistelrooy, ku triumfuan 3:0 në “Old Trafford”.

Bruno Fernandes me një supergol nga distanca e kaloi Unitedin në epërsi (17’).

Ndërsa, ishte Victor Kristiansen që shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar goditjen e Fernandesit (38’).

Unitedi ishte në të njëjtin nivel në pjesën e dytë, me Alejandro Garnachon që e vulosi fitoren pas asistimit të Fernandesit (82’).

Me këtë fitore, Unitedi renditet në pozitën e 13-të me 15 pikë ndërsa Leicester City zë vendin e 15-të me 10 sosh.

Ndërkohë, Tottenham nuk di për këndellje duke pësuar humbje në shtëpi ndaj Ipswich Town me rezultat 1:2.

Sammie Smzodisc realizoi një eurogol në stilin gërshërë për t’i dhënë epërsinë mysafirëve pas 31 minutave lojë.

Ndërsa, ishte Liam Delap që me një goditje fantastike e dyfishoi epërsinë (43’).

E tëra që bëri Tottenhami ishte goli i nderit përmes Rodrigo Bentacur, që u asistua nga Pedro Porro (69’).

Vlen të ceket se Aro Muric bëri pritje fantastike edhe në këtë përballje, sidomos në fund për t'ia mohuar golin Solankes duke ndihmuar Ipswichin t’i arkëtojë pikët e plota.

Tottenhami tani bie në pozitën e 10-të me 16 pikë ndërsa Ipswich ngritët në pozitën e 17-të me tetë sosh.

Lajme të ngjashme