Man Unitedi e do yllin e Barcelonës që është i lënduar prej gushtit - NACIONALE

Man Unitedi e do yllin e Barcelonës që është i lënduar prej gushtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi thuhet se ka kontaktuar Barcelonën për shërbimet e mbrojtësit Andreas Christensen, pavarësisht që ky i fundit nuk ka luajtur që nga muaji gusht.

28-vjeçari ka zhvilluar vetëm 26 minuta në ndeshjen hapëse të katalunasve ndaj Valencias, mirëpo lëndoi këmbën dhe që atëherë është në rikuperim.

Si rezultat i kësaj, danezi ka munguar në 30 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, por çuditërisht ende pëlqehet nga top klubet evropiane.

Gazeta katalunase “Sport” raporton se me ndryshimin e mendjes së Barcelonës për Ronald Araujon, emri i Christensen po përmendet së bashku me Eric Garcian se mund të shiten këtë janar.

Negociatat ende s’janë të avancuara megjithatë Unitedi e ka kontaktuar Barcelonën për të diskutuar për gjendjen e lojtarit dhe nëse mund të arrihet ndonjë marrëveshje e mundshme.

Unitedi e pëlqen shumë Christensen shkaku që përpos pozitës së qendërmbrojtësit, luan edhe si mesfushor me tipare defensive kësisoj mund të përdoret kur Ugarte ose Casemiro nuk do të jenë në gjendje për të dëshmuar vetën.

Barcelona në anën tjetër do të ishte e hapur për të negociuar shkaku që duan të largojnë disa futbollistë për të rregulluar edhe më shumë gjendjen financiare.

Lajme të ngjashme