Man United refuzon ofertën e Interit për shkëmbimin Wan Bissaka – Dumfries
Manchester United e vlerëson mbrojtësin Aaron Wan-Bissaka si lojtar të rëndësishëm prandaj kanë refuzuar ofertën e Interit për ta shkëmbyer me Denzel Dumfries.
Inter është duke shikuar të balancojë financat shkaku i fair-playit në Serie A, kësisoj Dumfries mund të shitet pasi e humbi vendin në formacionin bazë të Simeone Inzaghit.
Dumfries ka kontratë vetëm deri në vitin 2025 dhe negociatat për rinovim kanë ngecur, me holandezin që kërkon 80 mijë funte për javë kësisoj Inter po e konsideron shitjen.
Sipas “The Sun”, Inter e ka ofruar Dumfries te Unitedi në formë shkëmbimi për Wan-Bissaka. Megjithatë, Ten Hag dëshiron ta mbajë ish yllin e Crystal Palace andaj e kanë refuzuar ofertën.
Më herët këtë muaj, Ten Hag konfirmoi se “Djajtë e Kuq” kanë aktivizuar klauzolën e rinovimit të kontratës së 26-vjeçarit deri në vitin 2025.
“Kemi aktivizuar rinovimin për Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Hannibal Mejrbi”, kishte deklaruar ai.
Anglezi ndërkohë vazhdon të mos jetë në formacionin titullar të Ten Hagut, duke qenë zgjedhje e dytë por zhvillon minuta ndonjëherë.
Ndërkohë, Inter pritet të jetë aktive në afatin e janarit me Inzaghin që dëshiron së paku një transferim për ta përforcuar skuadrën që ta fitojë Serie A dhe të bëjë ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve.