Man United pëson humbje edhe nga West Ham, rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
Manchester United ka pësuar humbje edhe në udhëtim te West Ham, në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë.
"Djajtë e Kuq" poseduan shumicën e kohës por që pësuan humbje me rezultat minimal 1:0.
Mysafirët patën dy mundësi shënimi qysh nga fillimi i ndeshjes me anë të Bruno Fernandes dhe Marus Rashford, mirëpo asnjëri nuk arriti t'i finalizojë.
Kur askush nuk e priste, Said Benrahma shënoi nga një distancë pas një gabimi amator të portierit David de Gea, i cili pësoi gol nga një gjuajtje e dobët (27').
Pas kësaj, Man United tentoi ta barazojë rezultatin me Antony që dribloi për mrekulli brenda zonës mirëpo nuk arriti ta dërgojë topin brenda rrjetës.
Në pjesën e dytë, West Ham u tregua më e fuqishme duke shënuar edhe dy herë mirëpo që u anuluan nga VAR-i.
Fillimisht, Michain Antonio shënoi nga afërsia por që u anulua shkaku i një faulli të shkaktuar në ndërtimin e aksionit.
Ndërsa, goli i Tomas Soucek u anulua shkaku i pozicionit jashtë loje (74').
Me këtë humbje, Man United renditet në pozitën e katërt me 63 pikë pas 34 xhirove derisa West Ham zë pozitën e 15-të me 37 sosh.
Në xhiron e radhës Man United do ta pres Wolvesin derisa West Ham i shkon Brentfordit.