Man United përforcohet me Patrick Dorgun - NACIONALE

Man United përforcohet me Patrick Dorgun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi ka njoftuar afrimin e mbrojtësit Patrick Dorgu.

Danezi ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2030, me opsion vazhdimi edhe për një tjetër.

“Manchester Unitedi është i lumtur të konfirmojë se Patrick Dorgu i është bashkuar klubit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Dorgu ndërkohë ka kushtuar 30 milionë euro, ku pesë milionë euro nga kjo vlerë janë bonuse.

Dorgu u deklarua i lumtur që i është bashkuar Unitedit, derisa mezi pret të punojë me Ruben Amorim.

“Jam shumë krenar që mund ta quaj vetën lojtar i Manhcester Untiedit, kjo është ditë e veçantë për tërë familjen time”.

“Mezi pres të punoj me Ruben Amorim, vizionin që e ka për skuadrën dhe për të ardhmen është jashtëzakonisht emocionues. Ndjej se Man Unitedi është vendi perfekt për ta dëshmuar potencialin dhe të garoj për ambiciet e mia të mëdha”.

Lajme të ngjashme