Man United nis negociatat për transferimin e Antoine Griezmann
Manchester United është në bisedime me fituesin e Kupës së Botës Antoine Griezmann, me Erik ten Hag që dëshiron përforcime në sulm.
“Djajtë e Kuq” kanë realizuar vetëm 13 gola në 12 ndeshje të Premierligës, duke pasur golaverazhin -3.
Në fakt, problemi është të sulmi pasi yjet si Rasmus Hojlund, Marcus Rashford, Anthony Martial, Antony, Jadon Sancho dhe Alejandro Garnacho kanë realizuar vetëm një gol në Premierligë.
Kësisoj, gjiganti anglez është duke shpresuar ta bind francezin për ta kërkuar largimin nga “Los Rijoblancos” qoftë në formë huazimi deri në fundin e sezonit.
Griezmann edhe në të kaluarën ishte afër kalimit te Man United, pasi është tifoz i fëmijërisë dhe e ka pranuar se e mban numrin 7 në fanellë shkaku i dashurisë për David Beckahmin.
Ai thuhet se ka një klauzolë lirimi në vlerën e 22 milionë funteve, që Man United lehtësisht mund ta aktivizonte nëse Atletico refuzon të negociojë.
“Nacional” raporton se Man United ka nisur bisedimet me lojtarin që është i hapur të largohet nga Spanja, por nuk e di nëse do të ishte veprimi i duhur për t’iu bashkuar në këtë dimër.
Ndërkohë, klubi anglez mund t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 240 mijë funteve në javë.