Man United me tre mungesa të mëdha për derbin ndaj Barcelonës
Manchester United më shumë gjasë do të jetë pa Anthony Martial, Harry Maguire dhe Antony për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës të enjten.
"Djajtë e Kuq" barazuan me rezultat 2:2 në "Camp Nou" dhe tani do të synojnë të avancojnë tutje me një fitore në shtëpi.
Mirëpo, lajmi i keq për trajnerin Erik ten Hag do të jetë edhe pa tre yjet si Harry Maguire, Anthony Martial dhe Antony që ende s'janë kthyer në stërvitje.
Të tre lojtarëve do t'iu bashkohen dy mungesave si Christian Eriksen dhe Donny van de Beek, këta të fundit kanë pësuar lëndime afatgjatë.
Martial dhe Antony kanë nisur trajnimet individuale javën e kaluar, por ende nuk kanë hyrë në ekipin e parë, derisa Maguire vazhdon të jetë i lënduar.
Sidoqoftë, ka edhe lajme të mira pasi kthehet Casemiro dhe dyshja Marcel Sabitzer dhe Lisandro Martinez që munguan në takimin e parë shkaku që ishin të suspenduar.
Raphael Varane gjithashtu pritet të rikthehet në formacionin bazë, pasi u la në stol gjatë fitores së Man Unitedit ndaj Leicester Cityt të dielën.
Ndeshja mes Man Unitedit dhe Barcelonës do të nis me fillim nga ora 21:00.
