Man United mbetet edhe pa Andre Onanan për disa javë
Manchester United do të jetë pa portierin Andre Onana për katër javë, pasi ky i fundit e pranoi ofertën e kombëtares së Kamerunit për Ligën e Kombeve të Afrikës.
27-vjeçari është kritikuar tej mase për paraqitjet e dobëta dhe golat e shumta të pranuar, e njëjta vleu edhe në paraqitjen e fundit ndaj Aston Villas.
Sidoqoftë, Man Utd nuk e ka “luksin” që të vazhdojë pa Onanan pasi renditen në pozitën e gjashtë në tabelë, por duhet t’ia dalin së paku për disa javë.
Onana raportohet se e ka pranuar ftesën e kombëtares së Kamerunit dhe do të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kombeve të Afrikës që nis më 13 janar dhe do të vazhdojë deri më 11 shkurt.
Kësisoj, Onana do ta humbasë definitivisht derbin ndaj Tottenhamit por mund edhe të mungojë ndaj Wolves, West Ham deh Aston Villa varet se si Kameruni vazhdon në turne.
Kameruni ndodhet në një grup me Gambinë, Senegalin dhe Guinenë derisa synon ta fitojë kompeticionin për herë të parë që nga viti 2017.
Sofyan Amrabat ndërkohë u ftua nga Maroku, kësisoj Ten Hag do të ketë vështirësi në portë dhe mesfushë.