Man United ia vendos çmimin shokues Marcus Rashfordit
Manchester Unitedi ka vendosur një çmim për vetëm 40 milionë funte për sulmuesin Marcus Rashford në afatin e janarit.
Ditë më parë u raportua se Rashford, i cili merr pagë prej 325 mijë funteve për javë dhe ka kontratë deri më 2028 është ndër yjet e Unitedit që do të jetë i hapur për shitje më 2025.
Anglezi kohëve të fundit vazhdimisht ka qenë i lidhur me largimin nga Unitedi, por “Djajtë e Kuq” kanë befasuar duke kërkuar vetëm 40 milionë funte, që është vlerë shumë më e ulët se kartoni i tij në “Transfermarkt”, i cili shkon rreth 100 milionë funte.
Raporti shton se Unitedi ka ulur kërkesat vetëm shkaku i pagës së lartë të anglezit, sidomos meqenëse lojtari s’ka qenë as afër nivelit që duhet këto 18 muajt e fundit.
Ndërkohë, ka optimizëm te Unitedi se mund të ketë ndonjë skuadër të interesuar qysh në afatin kalimtar dimëror.
Unitedi pritet të bëjë ndryshime drastike në verë, ku vetëm Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho, Leny Yoro, Amad Diallo, Matthijs de Ligt, Bruno Fernandes dhe Noussair Mazraoui janë të paprekshëm nga skuadra aktuale.
Ndër emrat tjerë në shitje janë edhe Antony, Casemiro, Mason Mount dhe Luke Shaw. Braziliani vlerësohet vetëm 23 milionë funte, për dallim nga vlera 63 milionë funte që e blejtën në verë.