Man United e ofron Anthony Martialin te Real Madrid
Manchester United i ka ofruar shansin Real Madridit për ta transferuar qendërsulmuesin Anthony Martial.
Sipas “Fichajes”, “Djajtë e Kuq” e ofruan francezin te “Los Blancos” në formë huazimi e opsion blerje për 15 milionë euro.
Pas largimit të Karim Benzemas, Real Madrid nuk ka shumë sulmues mirëpo sërish nuk është duke e konsideruar blerjen e Martial.
Klubi madrilen ishte i fokusuar të situata e Kylian Mbappe, i cili në fund pritet ta vazhdojë qëndrimin në “Parkun e Princave”.
27-vjeçari tashmë ka eksperiencë në La Liga, meqenëse ka luajtur edicionin e kaluar te Sevilla në formë huazimi.
Francezi që disa vite ka probleme të vazhdueshme me lëndime te Man United, ndërsa këtë sezon më shumë gjasë do të jetë alternativë e sulmuesit Rasmus Hojlund.
Martial është pjesë e Man Unitedit që nga viti 2015, ku ka bërë 300 paraqitje duke realizuar 88 gola në përgjithësi.
Ndërkohë, Hojlund pritet të debutojë me gjigantin anglez në derbin ndaj Arsenalit në vikendin e ardhshëm.