Man United dhe Liverpool rivalizojnë Barcelonën për Williams - NACIONALE

Man United dhe Liverpool rivalizojnë Barcelonën për Williams

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United dhe Liverpool i janë bashkuar garës me Barcelonën për të nënshkruar me sulmuesin e Athletic Bilbao Nico Williams.

21-vjeçari pritet të largohet në verë nga Athletic Bilbao derisa Barcelona thuhet se tashmë ka nisur diskutimet me agjentët e lojtarit për ta marrë falas në vitin 2024.

Sidoqoftë, “Football Transfers” raporton se edhe dy rivalët e përbetuar janë të interesuar për spanjollin.

Man United mund të konsiderojë edhe të bëjë një ofertë zyrtare gjatë janarit shkaku i pasigurisë mbi të ardhmen e dy anësorëve Jadon Sancho dhe Antony.

Williams është duke gjetur formë të mirë te Bilbao, ku në fanellën e skuadrës spanjolle ka shënuar 12 gola dhe dhuruar 11 asistime në 89 paraqitje, ku katër nga asistimet kanë ndodhur vetëm këtë edicion.

Sidoqoftë, Bilbao gjithashtu është i sigurt se lojtari do ta rinovojë kontratën me trajnerin Ernesto Valverde që deklaroi: “Zhurma rreth Nicos ndodh në rastet kur lojtarët janë në këtë situatë, sidomos kur lojtarët e rinj vlerësohen më shumë se potenciali që mund të kenë mbi të ardhmen”.

Shpresoj që Nico të qëndrojë këtu për shumë vite”.

Raportohet se ekziston një klauzolë lirimi në vlerën e 50 milionë euro dhe lojtari dëshiron të ketë një të njëjtë në rast që rinovon kontratën në mënyrë që të shitet në verë por njëkohësisht klubi spanjoll të fitojë sado pak para.

Lajme të ngjashme