Barcelona nis kontaktet për transferimin e Williams
Barcelona e ka bërë një ndër prioritet blerjen e sulmuesit Nico Williams nga skuadra e Athletic Club.
Spanjollit i skadon kontrata në verën e vitit 2024 dhe pritet të bëjë një lëvizje te ndonjë gjigant evropian, pasi shihet si një ndër talentët më të mirë në botë.
Barcelona është ndër klubet e para që tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, duke provuar ta bindin të mos rinovojë kontratën dhe që t’iu bashkohet si agjent i lirë.
Bilbao tashmë i ka ofruar një kontratë të re trevjeçare duke ia dhënë shansin edhe të largohet në verë, veçse klubi do të fitojë një shumë të caktuar.
Sidoqoftë, Barcelona është duke provuar ta josh futbollistin edhe përmes lojtarëve si Balde, Gavi, Nico dhe Yamal – të cilët kanë lidhje fantastike kur takohen te përfaqësuesja e Spanjës.
Why Barca like Nico Williams https://t.co/qPRcjEB2Nt
— SPORT English (@Sport_EN) September 14, 2023
“Sport” megjithatë shton se nuk është vetëm Barcelona e interesuar meqenëse edhe Aston Villa e Unai Emery është duke shikuar nga afër situatën.
Çështja e Williams mbetet për t’u parë me klubet evropiane që e pëlqejnë lojtarin shkaku i shpejtësisë dhe mënyrës së lojës, derisa edhe bëri paraqitje fantastike këtë muaj në fitoret e Spanjës.
Në La Liga, Williams tashmë ka zhvilluar katër paraqitje duke dhuruar katër asistime dhe qenë titullar i padiskutueshëm.