Man United arrin marrëveshje personale me yllin e Napolit - NACIONALE

Man United arrin marrëveshje personale me yllin e Napolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka bërë një hap pozitiv për transferimin e yllit të Napolit, Kim Min-jae pasi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin.

Pavarësisht që iu bashkua në verë, 26-vjeçari është i lidhur me një kalim te “Djajtë e Kuq” në afatin e ri veror pasi pëlqehet shumë nga Ten Hag shkaku i paraqitjeve fantastike në Kupën e Botës dhe Napolin.

Napoli dëshiron ta mbajë mbrojtësin mirëpo shkaku i klauzolës së lirimit nuk kanë fuqi për ta ndaluar.

Siç raporton “Il Mattino”, Man United ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe tani është i hapur edhe ta paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 51 milionë funteve.

Me kalimin në Angli, Min-jae do të ketë një rritje të mirë të pagës, por vlerat e sakta nuk janë bërë të ditura.

Man United e sheh koreanin si adekuati për t’i zëvendësuar dyshen Eric Bailly dhe Alex Tuanzebe që priten të largohen në verë, derisa ka dyshime edhe mbi të ardhmen e Harry Maguires.

Trajneri Erik ten Hag e ka bërë Maguiren si zgjedhje e pestë dhe do të dëgjojë oferta gjatë verës. Kujtojmë, anglezi u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë duke kaluar te “Djajtë e Kuq” për 80 milionë funte në vitin 2019.

Lajme të ngjashme