Shumë lojtarë kualitativ dëshirojnë t’i bashkohen Man Unitedit, thotë Ten Hag
Manchester United mund t’i tërheq disa lojtarë kualitativ në verë pavarësisht pasigurisë mbi presidentët e rinj, kështu se paku ka deklaruar trajneri Erik ten Hag.
Tekniku holandez ka treguar se më parë ishte vështirë t’i bindte futbollistët për kalimin në “Old Trafford”, por tani kanë ndodhur ndryshime.
“Kishte shumë rezervime vitin e kaluar, shumë dyshime kur i afroheshim një lojtar. Këtë vit shumë futbollistë kualitativ vërtetë dëshirojnë të vijnë”.
“E shoh një ndryshim të madh në krahasim me vitin e kaluar. Tani shumë lojtarë e shohin projektin, dinamikën dhe ambiciet e klubit”, shtoi Ten Hag.
Man United pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të verës pasi kërkon katër përforcime (një portier, mbrojtës, mesfushor dhe qendërsulmues).
Sidoqoftë, planet e Ten Hag kanë ngecur nga shitja e 20 herë kampionit të Anglisë, me familjen Glazers që po e konsiderojnë ofertën me vlerë mbi 5 miliardë funte nga Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani.
Ten Hag gjithashtu bëri me dije se Man United duhet ta tregojë nivelin edhe në finalen e FA Cupit ndaj Man Cityt, si dhe ta sigurojë top katërshen.
“Mund ta kemi besimin sepse kemi dëshmuar se mund të mposhtim skuadrat më të mira në botë. Është kurajo nëse ia dalim sepse jemi në pozitën e duhur dhe duhet ta bëjmë këtë”.
“Janë kërkesa të larta, prandaj duhen standarde të larta. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi për çdo hap që e bëjnë”.
Man United që fitoi Carabao Cup në shkurt do të përballet me Man Cityn në finalen e FA Cup më 3 qershor 2023.