Man City vazhdon me fitore, triumfon ndaj Burnley - NACIONALE

Man City vazhdon me fitore, triumfon ndaj Burnley

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Burnley.

“Qytetarët” fituan me rezultat bindës 3:1, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Julian Alvarez i dha epërsinë Cityt pas vetëm 16 minutave lojë pas një asistimi të bukur të Nunes.

Argjentinasi vazhdoi shkëlqimin duke dyfishuar epërsinë pas një lidhje fantastike me Kevin de Bruyne, ku mbrojtja kundërshtare mbeti e shtangur (22’).

City vazhdoi të dominonte në të gjitha aspektet duke pasur edhe disa raste shënimi por që në këtë pjesë s’i finalizuan.

Në fillimin e pjesës së dytë, mesfushori Rodri me një goditje të saktë e mbylli çështjen e fituesit (46’).

Vlen të ceket që pas disa javëve jashtë fushës u rikthye edhe qendërsulmuesi Erling Haaland, që u inkuadrua në minutën e 71-të.

Burnley krejt në fund realizoi golin e nderit me Al Dahkil (90+3').

Me këtë fitore, Man City renditet në pozitën e dytë me 46 pikë por që ka një ndeshje më pak se lideri Liverpool.

Në xhiron e radhës, Man City do të jetë mysafir i Brentfordit derisa Burnley e pret Fulhamin.

Lajme të ngjashme