Man City s'lëshon më pikë, ka mbaruar gjithçka - thotë Alexander-Arnold
Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold thotë se do të mbetej i befasuar nëse Manchester City lëshon një pikë në garën për titull e Arsenalin.
Me nëntë fitore radhazi, skuadra e Pep Guardiolas arriti ta marrë kreun e kampionatit anglez duke qenë një pikë para Arsenalit, atë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
E kjo garë për titull sipas anglezit ka përfunduar, pasi Man City s'do të lëshojë më asnjë pikë.
"Titulli për ligën është shumë i qartë. E kam thënë më parë nëse Man City është sado pak afër, ata nuhasin gjakun, vërtetë ka përfunduar".
"Ata nuk mund t'i ndalë askush nëse nisin të fitojnë dhe në këtë pikë do të befasohesha nëse ata barazojnë një ndeshje".
"Mendoj se është në mendjen e tyre, mendoj se është vetëm mesazh sepse ata nuk shkojnë prapa. Nuk bëjnë shaka në këto ndeshje, nuk ka ngritje e zbritje. Me Arsenalin ishte emocionuese sepse po lëshonin pikë në mënyrë emocionuese".
"Ndërsa Man City, nuk di as si ta përshkruaj, ata janë si një mashtrues”.
Lideri momental i Premierligës rikthehet në aksion të shtunën ndaj Leeds Unitedit, derisa Arsenali do ta zhvillojë një përballje të vështirë kundër Newcastle Unitedit.
Derisa Liverpooli ka mbetur shumë mbrapa, Alexander-Arnold e pranoi se shpreson për një kualifikim në Ligën e Kampionëve me katër ndeshje të mbetura deri në fund.