Man City nis negociatat për transferimin e Mateo Kovacicit
Manchester City ka nisur bisedimet për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseas, Mateo Kovacic.
Kroati është në listën e largimeve nga "Blutë" pasi klubi londinez synon një rindërtim në mesfushë.
Siç raporton gazetari italian "Fabrizio Romano", Chelsea ka nisur bisedimet për transferimin e Kovacicit dhe diskutimet e para kanë qenë shumë pozitive.
"Manchester City ka nisur bisedimet për të nënshkruar me Mateo Kovacic në verë. Diskutimet pozitive me kampin e lojtarit në ditët e fundit sa i përket marrëveshjes personale".
"Chelsea, është e hapur ta shes Kovacicin si pjesë e revolucionit në mesfushë. Bisedimet do të vazhdojnë së shpejti", shkroi ai.
EXCL: Manchester City have opened concrete talks to sign Mateo Kovacic in the summer. Positive discussions took place with player’s camp in the last few days over personal terms 🚨🔵 #MCFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 31, 2023
Chelsea, open to selling Kovacic as part of midfield revolution. Talks will continue soon. pic.twitter.com/a9IL6NSdug
Kovacic ka qenë ndër kryesorët te Chelsea që sa vite, por që fatkeqësisht për të ka pësuar lëndime të shpeshta që kanë ndikuar të mungojë në shumë ndeshje.
Vlera e kroatit në "Transfermarkt" rezulton rreth 40 milionë euro, derisa edicionin 2022/23 ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me dy gola dhe dy asistime.
Kovacic te Man City mund të vlerësohet edhe si pasuesi i Ilkay Gundogan, pasi turku-gjermani ende s’ka vendosur mbi të ardhmen dhe mund të largohet nga “Etihad” meqenëse kërkohet nga Arsenali edhe Barcelona.